Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një çerdhe në kryeqytet, ku një foshnjë ka thyer këmbën.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në ambientet e kësaj çerdheje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dje i janë referuar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë materialet për shtetasen me inicialet V. H., 46 vjeçe, pronarja e kësaj çerdheje, pas denoncimit të bërë nga shtetasi me inicialet O. J.

Ky i fundit ka kallëzuar se gjatë qëndrimit në çerdhe të fëmijës së tij 18 muajsh, ai ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.