Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku jetonte duke u plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kushtrimi" të Vlorës.

Vogëlushi me inicialet S.B. është dërguar rreth orës 09:00 në Spitalin e Vlorës me dëmtime të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga kati i 2-të i banesës së tij.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedurale.