Kthimi në shtëpi është kthyer në tragjedi për një familje shqiptare në Itali.

Aksidenti fatal ka ndodhur në komunën e Gioia Tauros, në rajonin e Reggio di Calabrias, ku dy makina (Fiat Punto dhe Volkswagen Golf)  janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe një automjet është kthyer përmbys.

Njëri prej drejtuesve të makinës, një 65-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa gruaja, e bija dhe shoferi i makinës tjetër kanë shpëtuar.

Mësohet se familja e shqiptarit po kthehej nga një dasmë, pasi viktima martoi të bijën.