Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një fasoneri në orët e pasdites së sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Skraparit.

Nuk dihen akoma shkaqet dhe rrethanat se si ka rënë zjarri. Punonjësit kanë dalë të gjithë jashtë dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Për momentin dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Fasoneria është fabrikë e prodhimit të këpucëve.