Një i moshuar ka ndërruar jetë pas një zjarri që ka rënë në banesë e tij në Kombinat. Mësohet se asfiksia nga tymi i ka marrë jetën menjëhere 80-vjeçarit.

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkakun e zjarrit që i mori jetën burrit të moshuar. 

Njoftimi i policisë:

Me datë 20.02.2018, rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”, në banesën e shtetasit M.K., rreth 80 vjeç i cili ndodhej në banesë i paralizuar, ka rënë zjarr. Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.