Një sërë forcash të policisë së shtetit kanë nisur një aksion blic në Tiranë dhe në rrethet përqark kryeqytetit.

Në operacion kanë marrë pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe oficerë të Krimeve të Rënda.

Mësohet se janë kontrolluar deri më tani disa banesa dhe objekte, me qëllim goditjen e disa grupeve gjobvënëse në Tiranë.

Operacioni vijon ende ndërsa të dhënat zyrtare ende nuk janë bërë publike.