Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Berat – Ura Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak”, ku  një ambulancë është përplasur me një trajler. Si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur; shoferi, një mjek dhe një pacient, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ambulanca po hynte në qytet, ndërsa trajleri me targa serbe po hynte në një pulari, ku kishte sjellë mall.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.