Adoleshenti shqiptar që humbi jetën në Itali, pas një aksidenti me motor është identifikuar si Klajdi Leka.

Mediat italiane kanë publikuar identitetin e shqiptarit, që u aksidentua teksa ishte duke udhëtuar me një motor, por nuk ishte i pajisur me patentë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Milano, në Pioltello pas përplasjes nga një automjet.

Ai u dërgua në spitalin San Raffaele, por sipas mjekëve plagët që kishte marrë ishin shumë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë dot.

Policia ka hetuar dhe bën me dije se i riu udhëtonte më një motor që rezultonte i vjedhur më 13 maj në San Giuliano Milanese.