Personi që mëngjesin e sotëm plagosi rëndë me kallashnikov një 51-vjeçar, është kryetari i degës së Partisë Socialiste në Kelmend, Vesel Vuçinaj.

(Foto: Vasel Vuçinaj, autori i plagosjes)

Foto: Vasel Vuçinaj, autori i plagosjes dhe kreu i PS në Kelmend

Sipas policisë, Vesel Vuçinaj dhe Mark Zef Cakaj, kanë qenë të përfshirë edhe më herët në një konflikt për motive të dobëta. Por, mëngjesin e sotëm, kreu i PS-së në Kelmend qëlloi me kallash drejt shtëpisë së Cakajt duke e qëlluar atë në shpatull. 51-vjeçari aktualisht është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori 49-vjeçar u kap nga forcat speciale menjëherë pas ngjarjes.

Ekspertët e policisë gjetën në vendin ku u qëllua me armë zjarri 12 gëzhoja kallashnikovi.