Një i ri shqiptar dhe dy miqtë e tij italianë, kanë shpëtuar për mrekulli nga një aksident i frikshëm në autostradën A5 në Torino.

Mediat italiane raportojnë se tre persona, mes tyre një shqiptar, të moshave 22, 24 dhe 25 vjeç ishin duke udhëtuar me makinë, kur në rrethana që ende presin ekspertizën e policisë, makina doli nga rruga.

Pasi bëri rreth 100 metra përfundoi tej rrrugës e copëtuar, ndërkohë që mund të konsiderohet fat i madh që personat brenda mbeten gjallë. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga makina e copëtuar.