Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një 34-vjeçar, i identifikuar si Kreshnik Dashaj, u gjet i pajetë  në lagjen “Kushtrimi”, pranë banesës së tij.

Sipas verifikimeve të bëra, dyshohet se 34-vjeçari është vrarë, pasi në trupin e tij janë gjetur shenja dhune. Po ashtu, në pjesën e pasme të shpatullës, është konstatuar një plagë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Kreshnik Dashaj, punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen, policia ka nisur hetimet, por deri më tani ende nuk ka një emër si të dyshuar kryesor.