Media greke zougla.gr ka publikuar fotot e dy prej shqiptarëve të arratisur sot, gjatë orëve të para të mëngjesit në burgjet e Greqisë. 

Endri Bacaj dhe Astrit Hasanaj, janë dy nga shqiptarët e arratisur nga burgu i Petru Rali të Athinës, në fotot e mëposhtme. Njëri nga ata është shtirur si i sëmurë dhe në momentin që policia ka shkuar në qelinë  e tyre, tre nga ata janë përballur me policinë.

Ata i kanë marrë armën njërit prej policëve, kanë zbritur në bodrum ku janë përballur me një police femër, e cila ka qenë jashtë me një makinë dhe kanë arritur t’i rrëmbejnë edhe makinën. Në rrugën ‘Profitiu Danil’ në Athinë, policia është përballur me të arratisurit.