Ky është studenti shqiptar 19-vjeçar Osvaldo Kenga, i cili ka humbur jetën dje në Itali. Mediet italiane raportojnë se ai ka ndërruar jetë pasi është ndjerë keq gjatë orës së mësimit dhe është dërguar menjëherë në spital.

Siç raportojnë mediet fqinje, duke cituar mësuesit dhe studentët e tjerë, shqiptari ka pasur një dhimbje në gjoks.

Ai është nisur me urgjencë në spital, ku i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Studenti shqiptar jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.