Një tren i linjës Durrës-Elbasan është përplasur me një mjet tip fuoristradë mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ndodhi pranë “Përroit të Agait” në zonën e Golemit në Durrës, ku të plagosur mbetën 6 anëtarë të një familjeje, mes të cilëve katër janë fëmijë.

Personat që udhëtonin me mjet kanë pësuar lëndime të lehta sipas policisë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Durrësit.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe autoambulanca. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.