Një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet, te zona e doganës duke shkaktuar panik te këmbësorët dhe njëherësh te drejtuesit e mjeteve.

"BalkanWeb" shkruan se makina e cila ishte me impiant gazi, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe për pasojë është shkrumbuar plotësisht.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të dëmtuar, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.