Gjashtë persona raportohen se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Sipas policisë, aksidenti u regjistrua rreth orës 22:45, në aksin rrugor Ksamil-Sarandë në vendin e quajtur "Baxho".

"Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip Benz me targa AA 999 BL me drejtues Ledjon Haxhi që po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Ksamilit, dhe një automjet tjetër tip Shervolet me targa AA 447 EO me drejtues shtetasin Edmond Likometi që ishte nisur në drejtim të Sarandës", sqaron policia.

Grupi i policisë dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.