Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit mesditën e sotme, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në lagjen 18, ndërsa mësohet se viktimë e atentatit mbeti Feriz Bardhi.

Durrës/Informacion Paraprak 

Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur  me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor  ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.