Dritan Lorenci quhet personi që u vra mbrëmjen e djeshme, ndërsa udhëtonte me makinë, në aksin Lezhë-Shkodër. Ish polici i rrugores ka qenë i dyshuar për një vrasje disa vite më parë, por është shpallur i pafajshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 tetor të vitit 2011, kur brenda në Gjykatën e Lezhës u vra një person dhe u plagos një tjetër.

Por si ndodhi atentati? Burime të Lapsi.al, kanë ndërtuar skemën e ngjarjes.

Në foto duket makina tip Lancia, me targa AA 479 KJ, me të cilin udhëtonte ish polici, Dritan Lorenci.

Mjeti u gjet pas atentatit. Makina kishte dalë nga rruga,  pranë vendit të quajtur Maben, në aksin Shkodër-Lezhë.

Dritan Lorenci dyshohet se vdiq nga breshëritë e plumbave, që u qëlluan nga një makinë tjetër, e cila lëvizte paralel me të. Sipas të gjitha gjasave, Dritan Lorenci udhëtonte i vetëm, me makinën e tij.  

Në xhamin e përparmë të makinës dallohen qartë, shenjat e plumbave që i morën jetën Lorencit.

Ato janë qitur nga krahu i pasagjerit, duke tejshpuar xhamat. Ky fakt tregon se makina e vrasësve ka qenë në parakalim e sipër, kur ka qëlluar.

Pasi viktima ndërroi jetë, makina ka bërë ecje të lirë dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në kanal.

Siç duket nga foto, një nga gomat e makinës ka dalë nga vendi, për shkak të përplasjes.

Dyshimet e para janë se Dritan Lorenci u vra për hakmarrje. Ai ishte akuzua për një vrasje të ndodhur 4 vite më parë, që ndodhi brenda ambjenteve të Gjykatës së Lezhës.

Përsoni që u vra në Gjykatë ishte Endri Betaj.