Një tjetër aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një të riu shqiptar.

Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Leko, Itali, ku një 26-vjeçar shqiptar i identifikuar si Jetmir Isufi fillimisht mbeti i plagosur rëndë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa ishte në gjendje kritike për jetën. Por sot mediat italiane bëjnë të ditur se, ai ka ndërruar jetë në spital.

26-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij “Lancia Y”, kur është përfshirë në një aksident me një makinë tjetër tip “Volkswagen”.

Edhe shoferi i makinës së dytë, një 21-vjeçar, mësohet se është në gjendje të rëndë.

Prej disa kohësh viktima Isufi kishte gjetur punë në Arcore dhe në kohën e aksidentit ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi.