FOTO/ Sulmi me tritol në banesën e efektives së Durrësit, shoqërohen 10 persona

26/01/2020 - 10:12

Banesa e oficeres të policisë së Durrësit, 34-vjeçarja Ornela Buraku, është sulmuar me tritol mbrëmjen e shkuar në Durrës nga persona ende të paidentifikuar.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa është dëgjuar në shumë zona të qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 në lagjjen 17/1 në zonën e ish-Kënetës, ku persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi ekplozivi nga muri i jashtëm në drejtim të banesës së punonjëses së policisë, me detyrë agjente terreni.

Fatmirësisht nga sulmi ka patur vetëm dëme materiale. Policia bëri me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar makina e Burakut, tip “Audi”.

Nga marrja në pyetje e efektives, Buraku ka thënë se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë. Pista e parë e hetimit është ajo e sulmit për shkak të detyrës.

Efektivja ka rreth 15 vite që punon në radhët e Policisë së Shtetit. Për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit policor.

Policia e Tiranës arrestoi një shtetas, i cili kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe emrat e tre personave të tjerë të kërkuar për vrasje, të cilët janë objekt i punës së Njësisë së

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy të rinj të cilët vodhën me dhunë 1 shtetas të huaj.

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vi

Në lokal me pistoletë me vete, arrestohet në flagrancë një i ri në Durrës.

Policia rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës së kaluar në disa pika në kryeqytet.

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çekrez të Gramshit ku dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosu

Një 37- vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes Egaleo në Athinë të Greqisë.