Pasditen e së shtunës, rreth orës 19:00, një makinë është përplasur me mjetin e policisë.

Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor Kuçovë-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur “Meteor” ku mjeti tip Volkswagen  kapërplasur makinën e Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Për pasojë  të dyja makinat kanë rënë në kanal. ndërsa janë dëmtuar dy efektivë të policisë si dhe drejtuesi i mjetit Volkswagen, shtetasi me iniciale E.Sh.

Të tre të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.