Një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të djeshëm në provincën e Trevisos, i ka marrë jetën një shqiptareje.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është 52-vjeçarja Diturie Goxha, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo punonte në Itali si kujdestare.

Rreth orës 7.50 të mëngjesit të së shtunës, gruaja po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një furgon tip Nissan, drejtuar nga një 44-vjeçar.

Përplasja ishte e dhunshme, pasi trupi i gruas u hodh disa metra larg në asfalt.

Shkaqet e aksidentit fatal janë nën hetim.