Një makinë me targa AA 289 CR është djegur plotësisht paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Rasti në fjalë ka ndodhur në afërsi të Sukthit dhe nga burimet zyrtare mësohet se dyshohet për një ngjarje aksidentale.

Mësohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur ka marrë flakë dhe fatmirësisht drejtuesi ka mundur të ndalojë dhe të dalë nga makina pa u lënduar. Zjarri i fuqishëm është shuar nga një zjarrfikëse nga Durrësi por pa mundur të shpëtojë mjetin që është dëmtuar plotësisht.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 04.11.2019, në orën 11:13, në autostradën Tiranë-Durrës ka marë flakë në ecje një mjet tip Benz, me drejtues shtetasin F. Rr., i cili nuk ka dëmtime.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikësja.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet aksidentale.