Një shqiptar 34-vjeçar me iniciale A.V u arrestua së bashku me bashkëshorten e tij, J.V. 28 vjeçe. Çifti u vu në pranga pas një hetimi nga policia në Macerata mbrëmjen e së mërkurës, pasi u kapën me drogë.

Të premten kur u paraqitën para gjykatës për masat e sigurisë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i plotë, tha: “Kokaina e gjetur ishte e imja. E kisha blerë për përdorim personal, gruaja ime nuk ka lidhje me këtë gjë. Pasi më kapi paniku i fsheha te reçipetat e saj”.

34-vjeçari në të shkuarën kishte pasur në pronësi një restorant në Sforzacosta. “Nuk jam shpërndarës. Drogën e kisha blerë pak më parë”, shtoi ai më tej.

Ndërkohë sipas mediave, çifti u kap pas operacionit të së mërkurës në banesën e tyre në një pallat në Macerata. 34-vjeçari u ndalua në momentin që doli nga pallati. Pas kësaj ai i bërtiti gruas, e cila sipas policisë e fshehu drogën në reçipeta. Pas kontrolleve ata u arrestuan.

Mësohet se 28-vjeçarja është 7-muajshe shtatzënë. Ndërkohë, gjykata la në burg burrin, ndërsa në arrest shtëpie gruan.