Nëntë persona, mes tyre disa shqiptarë, pjesëtarë të së njëjtës familje, kanë përfunduar në pranga në shtetin italian, ndërkohë që janë sekuestruar 1.2 kg kokainë dhe 15 mijë euro nga operacioni i finalizuar nga Karabinierët në Pesaro.

Hetimet zgjatën për rreth një vit, ndërkohë që ato nisën pas denoncimit të një personi të varur nga kokaina i cili pretendoi se po zhvatej për shkak të borxheve të kokainës.

Në vitin 2019 policia vuri në pranga 25-vjeçarin shqiptar me iniciale M.E. banues në Rimini. Më pas nga hetimet u zbuluan dy persona të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga Fano, bashkëpunëtore e shqiptarit, S.D.T., 46-vjeç.

Në gusht 2019, gruas me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Analiza e njohjeve të gruas me origjinë nga zona e Fanos çoi në pranga një tjetër shqiptar i cili u arrestua në flagrancë për shitjen e kokainës.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e furnizuesit të kokainës, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruan e tij M.M, vëllanë e tij A.B, 30 vjeç i arrestuar në Riccione më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini. Dy nga të dyshuarit, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përfunduan në burg.