Gjendet e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj në det në jug të vendit, në Himarë.

Viktima, Mirela Rama ishte në varkë së bashku me një shoqërues, bashkëshortin dhe djalin. Ndërsa të tjerët ia kanë dalë të shpëtojnë, ajo u shpall e zhdukur nga policia për pak kohë.

“Një milje përballë Dhërmiut, Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojën Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thotë policia.