Një furgon i policisë u përplas me një makinë tjetër tip “Benz” e për pasojë dy persona u lënduan.

Ngjarja ndodhi në bulevardin Vlorë –Skelë për shkak të një parakalimi të gabuar, thonë burimet policore.

Të dëmtuarit janë drejtuesit, ai i furgonit të policisë dhe drejtuesi i mjetit “Benz”. Të dy u dërguan në spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.