Një 33-vjeçar me iniciale K.K., banues në Vlorë, është arrestuar, pasi dyshohet se i ka dhënë një gruaje, kanabis të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive. 

Gruaja L.B. tentoi t'i japë atletet djalit që ndodhej në burgun e Vlorës i dënuar për vjedhje.

Policia ka lënë nën hëtim  45 vjeçaren L.B për veprën penale "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim". Ndërsa vlonjati që i dha drogën u arrestua për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".