Gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, policit i bie të fikët (FOTO)

19/06/2019 - 10:52

Tensionet e forta ka patur sot në KZAZ-të e Bashkisë së Kamzës që ka vendosur të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të anuluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Qytetarët kanë tentuar të hapin me forcë derën kryesore të godinës, ku ndodhen materialet zgjedhore, çka ka sjellë Forcat Speciale në vendngjarje, që sipas protestuesve kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Për pasojë një polic bashkiak ka humbur ndjenjat për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës dhe kanë qenë qytetarët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për në spital.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 57-vjeçar, nën akuzën e dhunës në familje.

Sulmi me armë më 20 qershor në Durrës, ndaj Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe mikut të tyre Bashkim Haxhija, është organizuar nga pesë

Dy shtetas të huaj të ndodhur me pushime në Sarandë janë aksidentuar rëndë ndërsa drejtonin motora.

Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth ngjarjes së publikuar mesditën e sotme në “

Polica ka parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda për jetën në Fier.

Vidhnin rroba në dyqane dhe qendra tregtare në Tiranë, vihen në pranga nga shërbimet e Komisariat të Policisë Nr 2, autorët e vjedhjeve s

Bie në prangat e Policisë së Dibrës 48-vjeçari i shpallur në kërkim pasi kanosi me armë zjarri babë e bir.

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tropojë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 9-vjeçar, e janë plagosur 5

Shoferi kishte lënë derën e urbanit hapur për shkak të vapës, rrëzohet në rrugë faturino.