Një qytetin e Durrësit është zbuluar gjatë ditës së sotme një arsenal predhash. Predhat janë gjetur pranë xhamisë në fshatin Shetaj gjatë gërmimeve që po kryente një eskavator.

Mësohet se predhat ishin të mbuluara me dhè, ndërsa fatmirësisht janë pikasuar shpejt nga punonjësi i eskavatorit, i cili ka ndërprerë menjëherë gërmimet duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Predhat e gjetura sipas ekspertëve datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore. Forcat xheniere kanë bërë menjëherë rrethimin e zonës dhe po punojnë për largimin e predhave nga zona e fshatit dhe më pas të kryejnë çmontimin e tyre.