Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë, ku një grua shqiptare është gjetur e masakruar në shtratin e saj me goditje të shumta thikash. Sipas medieve franceze, gruaja 56-vjeçare është me origjinë nga Kosova. Ajo u gjet e vrarë e vrarë në banesën e saj nga bashkëshorti, i cili menjëherë ka njoftuar policinë.

Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf. Sipas raportimeve, ajo është therur disa herë me thikë dhe ka qenë e goditur në qafë. Bashkëshorti i viktimës akoma nuk është pyetur nga hetuesia, pasi është në gjendje shoku dhe është shtrirë në spital.