Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës.

Policia e Dibrës njofton se viktima, shtetasja  M.F. banuese në Bulqizë, është gjetur pa jetë rreth orës 21.30 të natës së shkuar.

Nga këqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Policia i referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si ngjarje aksidentale.