Gjendet e mbytur një grua e moshuar në Durrës.

Policia e Durërsit njofton se këtë të mërkurë në lagjen nr.13, (Plazh), është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zëzë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.