Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme rreth orës 10:45 në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Sipas policisë, viktima është 75 vjeç me iniciale A.B, e cila u gjet e mbytur në lumë poshtë urës.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se e moshuara është mbytur aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.