Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Xibrakë të Elbasanit.

Një grua 45 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesë, ndërsa në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Në fshatin Xibrakë, Cërrik në banesën e saj është gjetur pa shenja jete shtetasja B.B., 45 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e kufomës  nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.