Një grua rreth 70 vjeçe është gjetur e pajetë në fshatin Ndërmënas, Libofshë në bregun e detit nga peshkatarët e zonës.

Në vendngjarje u nis menjëherë grupi hetimor i cili konstatoi trupin e gruas ku dyshohet se mund të jetë mbytur në det.

Trupi i saj u transportua në morgun e Spitali Rajonal Fier, ndërsa po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.