Një grua është gjetur e pajetë mesditën e sotme në zonën e Rusit në Shkodër.

Nga të dhënat e para, raportohet se gruaja ka plagë të shumta në trup, të shkaktuara nga një mjet prerës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë të vërtetën.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.