Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ku një grua është gjetur e pa jetë në banesë dhe pranë saj është gjetur edhe një fëmijë i seksit femër rreth 10 vjeçe.

Mësohet se e mitura ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pas trajtimit në spitalin e Pogradecit ndërsa në momentet e para është gjetur e nxirë në fytyrë, pasi dyshohet se prej 24 orësh nuk kishte konsumuar ushqim.

Ndërkohë nga institucionet do të njoftohen shërbimi social Korçë për të bërë të mundur një zgjidhje të kësaj situate për të strehuar fëmijën, i cili ka humbur tashmë të dy prindërit.

Trupit të gruas së pajetë do t’i bëhet ekspertiza në Tiranë, pasi është me nënshtetësi maqedonase. Ndërkohë në banesë policia ka gjetur edhe ilaçe, çka ngre pistën e një vetëvrasjeje.

Para një muaji bëhet me dije se asaj i ka ndërruar jetë edhe bashkëshorti.