Policia e Sarandës njofton se një grua 69 vjeçe, me inicialet L.P, është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes. Mësohet se turistja është gjetur  e vdekur brenda dhomës së një resorti turistik në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë. Ka qenë vajza e saj, ajo që ka lajmëruar policinë.

Blutë e Sarandës dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për shkaqet që mund t’i kenë marrë jetën.