Mëngjesin e sotëm, një 78-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë. 

Deri tani mësohet se viktima është 78-vjeçari me iniciale M.K. i cili është gjetur i dekompozuar në banesën ku jetonte i vetëm.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Deri tani nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nuk ka pasur shenja dhune.