Një person i pajetë është gjetur brenda një ashensori në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës. Sipas policisë, viktima është gjetur i djegur tërësisht në ashensorin e një pallati në ndërtim.

Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se viktima është 58-vjeçari me iniciale A.P.

Policia dyshon se 58-vjeçari mund të jetë vetëdjegur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.