Një person është gjetur i pajetë në banesë.

Policia ben me dije se shtetasi  H.H, 67 vjeç, banues  në fshatin Panahor, Mallakastër, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut.

Informacioni paraprak:

Sot rreth orës 05:20, në fshatin Panahor, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi H.H, 67 vjeç.

Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.