Gjendet i pajetë në makinë 33-vjeçari shqiptar

20/05/2019 - 12:10

Një 33-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në Macerata të Italisë. Shqiptari, i cili jetonte në San Severino, sipas mediave italiane u gjet i pajetë rreth orës 04:30, brenda automjetit të tij.

Makina ndodhej e parkuar në karrexhatën e provinciales 127, rrugë që lidh Tolentinon me San Severino. Shkaqet e vdekjes së shqiptarin nuk dihen ende. 

Dyshimet janë se ai mund të ketë pësuar një aksident, por nuk përjashtohet edhe mundësia e vdekjes natyrale. Karabinierët kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa identiteti i 33-vjeçarit nuk bëhet ende i ditur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Katanias ka marrë vendimin për Moisi Habilajn. Habilaj është dënuar me 15 vite  5 muaj e 10 ditë.

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit kryeplakut të fshatit, Gjin Marku ndodhur sot rreth orës

Tensionohet situata edhe në KZAZ-të e Burrelit, ku ka pasur përleshje dhe dhunë mes qytetarëve dhe policisë pasi kërkohet lirimi i ambien

Një fëmijë 6-vjeçar është plagosur në mesnatë me automatik në Krastë të Martaneshit.

Pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krastë të Bulqizës, ku një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për pasojë mbe

Një person është vrarë me armë zjarri në Lezhë.

Një punëtor shqiptar në Greqi ka humbur jetën për shkak të një aksidenti në punë.

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur sot në aksin Kukës-Morinë.