Një person ka humbur jetën te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Ai është gjetur pa shenja jete në një magazinë.

“Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth​ 60 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike”,- njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.