Një 75-vjeçar është gjetur i shtrirë në trotuar dhe pa shenja jete te zona e Brrylit. Policia e Tiranës thekson se në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja e tij lidhet me shkaqe natyrore.

"Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar, është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale", njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.