Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugë në Sarandë. Ngjarja ndodhi para pak minutash në lagjen nr.1, në hyrje të rrugës Turizëm-Kanali i Cukës.

Pasi trupi i pajetë u pikas nga kalimtarët në rrugë, ata njoftuan policinë dhe ambulancën e cila bëri transportimin e tij në morgun e spitalit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e identitetit dhe rrethanave të ngjarjes.