Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën poshtë një pallati në lagjen “28 Nëntori” në qytetin e Vlorës, sot në mëngjes në orën 5:37.

Policia deklaron se nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjarëve, dyshohet se viktima Luto Murataj, mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të, në kushte depresive.

Informacioni paraprak:

Më datë 20.09.2018, në orën 05:37, në lagjen “28 Nëntori” në rrugën poshtë një pallati është gjetur i pajetë shtetasi L.M., 68 vjeç.

Nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të pallat, në kushte depresive, pasi kurohej nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.