Në digën e lumit Rrapuni në Librazhd, është gjetur sot kufoma e një personi, gjinia mashkull, i cili paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Dyshohet se personi i paidentifikuar, ka rënë brenda në digë dhe sot kur është bërë hapja e portave në mëngjes, është konstatuar tupi i pajetë.

Ende nuk dihet mosha dhe identiteti i viktimës, por dyshohet se është banor i zonës.