Një trup i dekompozuar është gjetur në një kanal në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës. Kufoma është gjetur në një nga kanalet e pastrimit pranë Hidrovorit.

Mësohet se identifikimi është i pamundur për shkak të dekompozimit. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.

Ndërkaq, autoritetet po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.