Një makinë tip fuoristradë është gjetur brenda në det mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit të Vjetër. Makina ndodhet pak metra larg bregut të Vlorës, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje.

Aktualisht po punohet për nxjerrjen e makinës tip fuoristradë në breg, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se ngeci në det në momentin që po transportonte një gomone me karel.

Makina është me targa italiane BG 64 3GX.